Surprise Me!

Ekspozohen kupat e botës të fituara nga përfaqësuesja italiane

2018-05-03 1 Dailymotion

Shkodra po jeton me emocionet e Kombëtares.

Qyteti është përfshirë nga atmosfera e ndeshjes me Italinë që nis sot në 20:45. Tifozët nisën festën që në rrugë veçanërisht në penadonale ku grumbullohen zakonisht. Me mijëra do të jenë sot në ?Loro Boriçi? në mbështetje të Kombëtares.

Tifozë dhe kureshtarë të shumtë panë nga afër trofetë e Kupës së Botës të fituara nga Italia, që u ekspozuan në hollin kryesor të teatrit Migjeni.

Gjatë pasdites aty pati edhe vizitorë të veçantë.

"Skuadrës italiane i uroj që ta humbin kupën sonte dhe të kthehen vitin tjetër në Tiranë me 5 kupa në stadiumin e ri".

Kryeministri Edi Rama zgjodhi të flasë në italisht për të nderuar miqtë.

"Ka një arsye që të jemi më të emocionuar, pasi luan Kombëtarja Shqiptare, por edhe ajo që është në zemrën e shumë shqiptarëve. Unë dhe shumë miq të tjerë jemi rritur me futbollin italian. Le të fitojë më i miri".

Masat e sigurisë konsiderohen nga më të lartat. Aktivitetet tregtare përqark stadiumit ?Loro Boriçi? janë mbyllur që në orën 14:00. Përpara ndeshjes do të ketë edhe një ceremoni zyrtare për ish-kapitenin Lorik Cana që largohet nga futbolli i luajtur.

Tv Klan

Buy Now on CodeCanyon