Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Bashkimi Europian do të financojë 3.3 miliard euro për zhvillimin e zonës ekonomike rajonale në Ballkanin Perëndimor. Gjatë një takimi me perfaqësuesit e biznesit, Drejtori i Përgjithshëm për Fqinjësine dhe Negociatat e Zgjerimit, Christian Danielson, tha se zhvillimi i kësaj zone do të rrisë vendet e punës.
3.3 miliardë euro do të jetë mbështetja e Bashkimit Europian për zhvillimin e zonës ekonomike rajonale në rajonin e Ballkanit Perëndimor.
Në një takim me komunitetin e biznesit, Drejtori i Përgjithshëm për Fqinjësinë dhe Negociatat e Zgjerimit, Christian Danielsson, u shpreh se zhvillimi i kësaj zone do të rrisë numrin e vendeve të punës si dhe do shtojë ndërmarrjet e vogla dhe të mesme.
Christian Danielsson: Ju jeni vërtet të rëndësishëm në zhvillimin e kësaj zone dhe për këtë arsye dhe pikëpamjet tuaja janë shumë të rëndësishme. Dëshiroj të them dy fjalë për këtë ide.Tre muaj që nga Samiti i Triestes të gjithë udhëheqësit arritën në një vizion vërtet guximtar në mënyrë që të krijohet një zonë rajonale ekonomike e cila do të bazohet në katër shtylla.
Ambasadorja e BE-së, Romana Vlahutin, tha se ky projekt do do të gjenerojë më shumë mirëqenie për Shqipërinë dhe ftoi biznesin të bëhet pjesë me anë të rekomandimeve për ta bërë rajonin më tërheqës për investime.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/ekonomi/zona-ekonomike-e-ballkanit-danielsson-be-do-financoje-3-3-mld-euro/