Surprise Me!

Sherr në “Dance With Me”, ofendime personale mes Fiori Dardhes dhe Robert Aliajt

2018-05-03 3 Dailymotion

Gazetarja Fiori Dardha dhe Robert Aliaj kanë debatuar ashpër me njëri-tjetrin në mbrëmjen e sotme të ?Dance With Me? në televizionin Klan.

Debati nisi për dhunën ndaj grave në familjet shqiptare. Ka qenë një fjali e anëtarit të jurisë, Robert Aliaj për çiftin Xheni-Benardi, i cili u shpreh se ?të paktën me pëlqen që ju të dy kërceni bashkë sepse të gjithë këta hanë dajak nga burrat?.

Pas këtij momenti, ka ndërhyrë ashpër Fiori Dardha.

?Bashkëshorti im nuk e çon nëpër mend të ngrejë dorën mbi mua. Mjerë gruaja jote?, i tha Fiori, Robert Aliajt.

Mehdi Malkaj ? Robertit: Jep dorëheqjen.

Robet Aliaj: Ke dalë në pension ti.

Mehdi Malkaj: Është tragjike të vdesësh para pensionit, jo të dalësh në pension.

Robert Aliaj: Karagjoz.

Ndërkohë, Valbona Selimllari i ka dalë në krah dhe ka mbrojtur kolegun e saj Robertin, duke i kërkuar Fiorit që të qetësohej dhe të mos reagonte ashpër.

?Kjo është e vërtetë e dhimbshme. Meshkujt shqiptarë shumicën e rasteve janë të dhunshëm. Fiori, Berti nuk t?u drejtua ty?, u shpreh Valbona Selimllari.

Roberti ka folur përsëri dhe i kërkoi produksionit që t?i hiqte nga dora Fiorit mikrofonin pasi i dukej si ?akullore?.

?Çoja gruas tate në shtëpi?, iu drejtua më pas gazetarja Fiori Dardha, duke i përplasur mikrofonin në tavolinë.

Valbona Selimallari: Thamë që nuk do ta kalojmë në personale? Vendosi kufij debateve.

Albi Nako: Tani më duket sikur kam ardhur te Fevziu dhe duhet të flas për baletin.

Pas disa minutash, situata u qetësua dhe Fiori Dardha u rikthye në skenë duke thënë se ndihej e ofenduar dhe nuk mund ta vazhdonte më spektaklin.

Fiori Dardha: Rrugëtimin tim unë e mbyll këtu dhe ju uroj shumë suksese. Falenderoj të gjithë produksionin.

Robert Aliaj: Unë përgjithësoj dhe nëse dikush e merr personale?

Megjithatë, gjatë ndërprerjes publicitare ka ndërhyrë bashkëshorti i Fiori Dardhës, i cili pas negociimit me produksionin, i kërkoi bashkëshortes së tij që të mos tërhiqej nga ky spektakël. Fiori u rikthye në skenë dhe performoi me sukses.

Buy Now on CodeCanyon