Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ministria e Drejtësisë ka hapur konkurset për drejtuesit e rinjtë Hipotekave. Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj në një deklaratë për mediat tha se ky konkurs synon ti japë qytetarëve shërbim dinjitoz dhe të ndershëm.
Ajo i bëri thirrje të gjithë të interesuarve të marrin pjesë në këtë proces të hapur dhe transparent.
Gjonaj: Ky është hapi i parë i reformës në hipoteka. Reforma e cila përfshihet në planin e veprimit 100 ditor të qeverisë për reformimin e shërbimeve publike për titujt e pronësisë dhe do të vijojmë më tej me organizmin e konkurimit për të gjithë personelin e të gjithë zyrave të hipotekave në vend.
Është përmirësimi i këtij shërbimi si dhe zhdukja e çdo rasti korruptiv arsyet që na çojnë sot në hapjen e konkursit publik, një praktikë që nuk ka ekzistuar më parë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/reforma-ne-hipoteka-hapet-konkursi-per-drejtuesit-e-rinj/