http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Prokuroria për Krime të Rënda kërkon burgim të përjetshëm për David Qosaj, i akuzuar për vrasjen e punonjësit të policisë Ardian Kodra. Mbi 30 vjecarin rëndon edhe akuza e e armbajtës pa leje.

Ngjarja e rëndë, ku gjatë një aksioni humbi jetën efektivi Ardian Kodra ndodhi në 2 shtator të 2016 në fshatin Torovicë, të Lezhës.

Pas një pune një vjeçare, Prokuroria e Krimeve të Rënda ka arritur të zbardhë dinamikën e ngjarjes, të cilin e ka paraqitur përpara turpit gjykues.

Hetuesit zbuluan se kontrolli në zonën ku ndodhej Qosaj, erdhi pas një telefonate nga fqinji i tij, i cili denoncoi se 30 vjecari kishte dalë nga banesa dhe po qëllonte me automatik. Për këtë arsye policia e Lezhës sëbashku me FNSH Shkodër, u nisën drejt vendit ku ndodhej Qosaj.

Për shkak të terrenit, pranisë së shkurreve të larta në pjesën pranë banesës për policinë ishte e vështirë të sigurohej fushëpamje, ndërsa efektivët mund të ishin lehtësisht në objektivin e të pandehurit. Prokurorët sqarojnë se sapo mjeti blind është vendosur para hyrjes kryesore, Ardian Kodra u qëllua për vdekje. Duke parë situatën dhe duke qenë se banesa ku fshihej kishte marrë flakë, Qosja është hedhur nga banesa, ku ka tentuar të fshihej.

Por edhe pse zona ishte e rrethuar, duke i bërë thirrje të herëpashershme për tu dorëzuar, vetëm pas disa orësh është bërë e mundur kapja e tij dhe sekuestrimi i armës automatik, me të cilën ai kishte qëlluar drejtë shërbimeve policore. 30 vjecari David Qosaj i cili kreu krimin e rende jetonte i vetëm ne shtepi prej disa kohesh pasi pjesëtaret e tjere te familjes ishin larguar jashtë vendit.