News Edition in Albanian Language - Tetor 2017 - 19:00 - News, Lajme - Vizion Plus
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pazari i ri është kthyer në një qendër të rëndësishme, jo vetëm për Tiranën, po edhe për qytetet e tjera. Ndërsa mori pjesë në një panair te organizuar nga biznese të Krujës, të cilët promovuan produktet, Erjon Veliaj tha se qindra njerëz ushtrojnë aktivitetin ne ketë zone.

?Më vjen mirë që Pazari i Ri është bërë guri i kurorës i të gjitha investimeve. Ndaj, jam shumë i lumtur që mirëpresim miq që janë kthyer për të parë se si një punë, e cila u konceptua dhe u punua për muaj të tërë dhe që pati kaq shumë kontribut, duke filluar nga pronarët, banorët, tregtarët që treguan durim, sot të kemi një ansambël fantastik. Më vjen mirë që i kemi hapur dyert për të gjithë miqtë që na kanë ardhur nga Kruja me gjithë traditat.?

Transformimi rrënjësor që iu bë Pazarit të ri, nënvizoi Veliaj, jo vetëm ka përmirësuar pamjen e qytetit, por njëkohësisht ka ndikuar edhe tek qytetarët.

?Ky është një organizëm që jeton dhe filozofia jonë, por edhe e AADF, është të investojmë në projekte që jo vetëm i bëjnë gjërat e bukura, por që i bëjnë jetët e bukura. Unë besoj se më shumë se sa një projekt me 1000 detaje të bukura, ky është një projekt që ka ndryshuar jetën e 1000 njerëzve, që është bërë më e bukur prej faktit se ata kanë një vend pune, punojnë me djersën e tyre në një mjedis kaq fantastik. Për gjëra të bukura dhe për jetë të bukura që ndryshojnë qytetin e Tiranës jemi gati të bashkëpunojmë dhe ta çojmë akoma më tej.?

Sot në pazarin e ri kanë aktivitet 300 subjekte, 135 tregtarë të fruta-perimeve, e po ashtu janë 25 janë tezga për tregtimin e mishit e të peshkut.