Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të enjte në zonën e Freskut në Tiranë.

Dy të moshuar kanë mbetur të plagosur, pasi u goditën me thikë nga nipi i tyre. Paraprakisht mësohet se të lënduarit janë gjyshërit e autorit dhe konflikti ka ndodhur në shtëpinë e tyre.

Të plagosurit janë dërguar me urgjencë drejt spitalit, ndërsa policia ka arrestuar autorin e ngjarjes.

Momentalisht nuk dihen ende rrethanat e kësaj ngjarjeje dhe pritet që ajo të zbardhet pas marrjes në pyetje të të arrestuarit.

Ndërkohë tvklan.al sjell pamje nga vendi i ngjarjes, në momentin kur të plagosurit po transportoheshin me ambulancë drejt urgjencës./tvklan.al