http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Policia e Tiranës ka arritur të zbulojë një grup të strukturuar kriminal që vidhte automjete në disa qytete.

Operacioni i koduar ?riprogramuesit? çoi në pranga 3 persona, Leonard Isufi, Izmir Çelmeta dhe Gazmir Sela.

Policia sekuestroi edhe 2 armë zjarri e 1 armë gjahu, si dhe sende që grupi i përdorte për të kryer vjedhjet.

Arrestimi i të rinjve u bë gjatë natës, teksa Izmer Çelmeta dhe Leonard Isufi , po tentonin të vidhnin me thyerje një makinë tip BMV.

Pas ndalimit policia bëri kontrollin fizik të dy të rinjve të cilëve iu është gjetur dhe sekuestruar një kaçavidë, një sharrë hekuri, një pult automjeti i markës BMW, një aparat elektronik ?Edilock?, i cili dyshohet se shërben për ç?kodimin e çelësit të kuadrit të automjeteve, nje çip elektronik ç?kodimi dhe dy celularë.

Ndërsa gjatë kontrollit në banesën e Izmir Çelmetës dhe Gazmir Selës janë gjetur edhe sekuestruar armë, targa makinash, tre automjete dhe një sasi prej 3000 mijë euro dhe 76 000 lekë.

Sipas hetuesve Izmer Çelmeta dhe Leonard Isufi pasi bënin hapjen e automjeteve, përdornin aparatin elektronik ?Edilock? për të bërë kodimin e një çelësi universal me qëllim ndezjen e automjetit.

Policia ka dyshime se të arrestuarit janë autorë shume vjedhjeve të ndodhura në vende e kohë të ndryshme, kryesisht në Tiranë e Durrës.