Një plagosje me thikë ka ndodhur ditën e sotme në Tiranë në zonën e Freskut. Mësohet se nipi, i cili është arrestuar nga policia, ka qëlluar me thikë gjyshin dhe gjyshen e tij, nga ana e mamasë, pasi janë konfliktuar me njëri-tjetrin.<br /><br />Shkak për konfliktin është bërë fakti se nipi me inicialet Benjamin Kaso 19 vjeç i ka kërkuar para gjyshërve të tij, H.A. dhe Sh.A.,70 dhe 80 vjeç, dhe pasi ata nuk i kanë dhënë, janë konfliktuar e më pas ai i ka qëlluar me thikë. Dy të moshuarit janë transportuar menjëherë në spital, ndërsa ndodhen jashtë rrezikut për jetën.<br /><br />Ngjarja ka ndodhur në një bankomat ku dy të moshuarit sapo kishin tërhequr parat e tyre. Aty më pas ka ndodhur edhe përplasja mes dy të moshuarve dhe nipit të tyre. Ai i ka kërkuar paratë, pasi ata kanë mohuar ti japin atij shumën e konfliktuar ai ka tentuar t'ia marri me dhunë ku më pas edhe i ka goditur me thikë.