Surprise Me!

Ne mbrojtje te kafsheve

2018-05-03 1 Dailymotion

Tashmë edhe në Shqipëri do të ketë edhe një ligj për mbrojtjen e kafshëve të gjora. Ish - Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri deklaroi se është gati nisma ligjore për të mbrojtur kafshët, të cilën ai e pati propozuar rreth një vit më parë.

?E pashë me vend të propozoj disa ndryshime në Kodin Penal për të parandaluar një herë e mirë fenomenet e dhunës që nuk kanë të bëjnë vetëm me kafshët, po dhunën në tërësi. Ai që dhunon një kafshë sot, nesër dhunon patjetër një familjar, pasnesër rrezik për shoqërinë?.

Deputeti socialist nuk dha detaje se çfarë penalitetesh parashikohen për personat që dhunojnë kafshët. Çështja e dhunës ndaj kafshëve u rikthye në vëmendjen publike së fundmi pas një incidenti në Kuçovë, ku një i mitur u shfaq live në rrjetet sociale duke masakruar një qen.

Ndërkohë që në Dibër disa fshatarë postuan foton e vrasjes së një ariu. Megjithatë trajtimi i kafshëve në Shqipëri duket një çështje sa ligjore aq edhe mentaliteti. U desh ndërhyrja e një organizate britanike për të çliruar dhjetra arinj që mbaheshin nëpër kafazë nga pronarët e restorantëve për të tërhequr klientë. Ndërsa në zonat rurale kafshët shtëpiake përdoren për punë të rënda në kushte ekstreme.

KLAN PLUS

Buy Now on CodeCanyon