Surprise Me!

Takim me sipërmarrësit, Tatimet: Pagat e larta fshihen - News, Lajme - Vizion Plus

2018-05-03 0 Dailymotion

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Administrata tatimore deklaron se informaliteti në punë është në nivele shqetësuese dhe ky fakt vjen si pasojë e sipërmarrësve, të cilët nuk deklarojnë pagat reale të punonjësve të tyre.

Drejtorja e tatimpaguesve VIP, në administratën tatimore pranon se pjesa më e madhe të punësuarve deklarohen me pagë minimale. Ndërsa janë vetëm 10 mijë të punësuara që rezultojnë më pagë 100 mijë lekë në muaj. Kjo do të thotë që tatimi 23 % për pagat e larta duket se arkëtohet në nivele minimale.

?Po si ka mundësi që tek tatimpaguesit e mëdhenj ekzistojnë vetëm 41 mijë punëtore me pagë deri në 30 mijë leke kjo për ne është e papranueshme.?

Drejtorja e VIP-ave në një takim me bizneset e dhomës së tregtisë kërkoi bashkëpunimin e tyre për të minimizuar evazionin në këtë fushe.

?Fakti se ne nuk e administrojmë dot nuk do të thotë që duhet ta heqim këtë tatim. Jam këtu të kërkoj bashkëpunimin tuaj. politikat fiskale ndryshojnë atëherë kur situatën e kemi nën kontroll.?

Qeveria është në fazën e tretë të aksionit kundër informalitetit. Paralelisht me vizitat fiskale që i bëhen sipërmarrjes, ka nisur edhe një fushatë ndërgjegjësimi për formalizim të plotë të aktiviteti ekonomik, një fakt ky i cili në thelb i shërben të gjithëve.

Buy Now on CodeCanyon