Surprise Me!

Report TV - Atentati në Lushnje, Haxhiu vrau nga arratia/Përgjimi për drogën

2018-05-03 3 Dailymotion

Atentati me dy viktima dhe dy të plagosur një ditë më parë në Lushnje nxjerr në pah dobësinë e shtetit përballë personave të konsideruar ?të fortë? apo të paprekshmit.
ReportTv ka siguruar vendimin e dhënë nga gjykata e Lushnjes më 26 Korrik 2017 ku ai dënohet 21 vite e 8 muaj burg për tentativë vrasje ndaj nipit të Aldo Bares, Xhulio Shkurti.

Atentati i mbetur në tentativë ndaj Xhulio Shkurtit ku për drejtësinë shqiptare autor është Laert Haxhiu ka ndodhur pasditen e 26 shtatorit 2016. Për këtë ngjarje Haxhiu s'u arrestua asnjëherë ndërsa gjykimi ndaj tij u zhvillua në mungesë në gjykatën e Lushnjes.

Dhe pse për Haxhiun kishte një vendim gjykate për tu vuajtur në një burg të sigurisë së lartë ai ka qarkulluar i pa shqetësuar në Lushnje duke u bërë dhe protagonist i ngjarjes së mbrëmshme.

Sëbashku me Haxhiun për atentatin ndaj Xhulio Shkurtit është dënuar dhe Lulzim Arapi për veprën penale të moskallëzimit të krimit.

Për moskallëzim të autorit të atentatit ndaj nipit të Aldo Bares Lulzim Arapi është dënuar me 2 vite burg nga gjykata e Durrësit. Sipas vendimit të gjykatës atentati ku mbeti i plagosur Xhulio Shkurti është kryer me katër plumba pasi në vendngjarje janë sekuestruar katër gëzhoja.

Por Laert Haxhiu nuk ka përballje e vetme me drejtësinë këtë dënim. Ai është arrestuar dhe proceduar në 2011 për vjedhje, në 2015 për trafik narkotikësh pasi u arrestuar në operacionin e koduar ?Smart? dhe më pas në 13 prill 2017 për kundërshtim të forcave të policisë.

ReportTv ka siguruar dhe vendimin e vitit 2015 ku Haxhiu u arrestua në grupin e trafikut të heroinës me sasi të konsiderueshme nga policia e Durrësit por mundi tia hedh me një dënim minimal me 1 vit e 5 muaj.

Buy Now on CodeCanyon