Surprise Me!

Ora News – Byroja përjashton për 10 ditë deputetin Flamur Noka

2018-05-03 0 Dailymotion

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka është përjashtuar 10 ditë nga punimet e Kuvendit të Shqipërisë pasi shkeli rregulloren duke bllokoi foltoren e parlamentit. Vendimi u mor nga Byroja e Kuvendit me 5 votat pro të përfaqësuesve socialistë dhe 3 kundër të opozitës. Pas vendimit, deputeti Noka dhe nënkryetari demokrat Edi Paloka thanë se ky vendim është i urdhëruar nga Edi Rama për t?i mbyllur gojën opozitës.
Byroja e Kuvendit përjashtoi me 10 ditë nga punimet e parlamentit deputetin e Partisë Demokratike, Flamur Noka, pas pushtimit të foltores duke shkelur rregulloren.
I thirrur në mbledhje, deputeti Noka dha versionin e tij të ngjarjes duke e ndarë atë edhe me mediat.
Sipas Nokës, ai që duhej përjashtuar ishte Kryeministri pasi kishte përdorur një gjuhë rrugaçërore gjatë seancës.
Noka: Në vend që të përjashtohet kryeministri i vendit që flet me zhargon rruge në sallën e Kuvendit përjashtohet deputeti që kërkon konform rregullores të zbatohet rregullorja. Ky është turpi i këtij parlamenti. Ata mendojnë se përmes këtyre metodave do shantazhojnë opozitën për ti mbyllur gojën.Fjala rrugaç i drejtohet atij që përdori fjalor rruge në Kuvend dhe unë kam të drejtë ti them mos fol si rrugaç. Nuk jemi ne në rrugë. Kryeministri e pranoi dhe vetë një pjesë. E ka të pësëritur këtë pjesë, e ka ves të vjetër. Kryetari i Kuvendit pa mbledhur Byronë mori masa duke rrëzuar kërkesën e opozitës.Ne do të marrim të gjitha masat për të reaguar dhe për t?iu përgjigjur këtij qëndrimi harbutçe që drejtohet nga kryetari i Kuvendit. Masat tona do të jenë të gjitha konform rregullores dhe standarteve të demokracisë.
Pas përfundimit të mbledhjes së Byrosë përfaqësuesi i Partisë Demokratike në Byro, Edi Paloka tha se ky vendim i Byrosë i ngjante kohës së komunizmit.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/byroja-perjashton-deputetin-flamur-noka/

Buy Now on CodeCanyon