Në kuvendin e Shqipërisë po diskutohet për Reformën Zgjedhore. Kryeministri Rama ka deklaruar se zgjedhjet ishin sipas standardeve, ndërsa opozita bllokon diskutimin prej dy javësh.
?Jemi ftuar në një diskutim, që vetëm diskutim nuk ka shans që të jetë. Javën e parë u mor peng foltorja, ndërkohë që nuk ishte kërkuar. Sot është në rendin e ditës është se u kërkua sipas rregullores, por edhe pse që dje formalisht ju jeni, harroni se do të impononi duke bllokuar foltoren dhe ne jemi këtu bashkë me ju në kërkesën tuaj.

Jeni bërë shëmbëllytra e shprehjes ?kush nuk di ta përdorë lirinë e fjalës ankohet për lirinë e saj?. Sa më të paaftë janë politikanët në kushtet për ta përdorur, aq më shumë cirren se u mungon liria.

Edhe në raport është e shkruar, procesi ishte në përputhshmëri sipas OSBE dhe standardet për zgjedhje demokratike. Raporti dhe vetë procesi do ta meritonin një diskutim serioz dhe të përgjegjshëm dhe ka shumëçka për të përmirësuar.