Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Për gati tre orë kryeministri Edi Rama është vënë përballë dhe kundër PD dhe LSI-së e jo vetëm kundër edhe Vangjel Dules e Nard Ndokës.
Opozita e akuzon Ramën se ka lidhje me krimin dhe trafikun e drogës. Rama nga ana e tij i hedh poshtë akuzat duke i quajtur shpifje.
Replikat kanë arritur deri në përdorim të një fjalori jo etik dhe akuza të rënda për lidhje me krimin.
Ish kryeministri Berisha por dhe deputeti, kreu i PDK-se, Nard Ndoka deklaruan se kryeministri ishte nën efektin e kokainës.
Në një moment Basha kërkoi të merrte fjalën dhe iu afrua foltores ku ndodhej Rama. Njerëzit e sigurisë menjëherë iu afruan duke mos lejuar Bashën ti afrohet.
Basha u largua dhe me ironi Rama tha se nuk do i jepte fjalën pasi duhej në fillim të fliste Berisha
Kryeministri zbulon se ambasadori i SHBA-së i ka kërkuar kryetarit të PD-së të bashkëpunojë në luftën kundër krimit porse Basha po keqpërdor fjalën e ambasadorit amerikan.
Rama foli dhe për mbërritjen në nëntor në Shqipëri të agjentëve të specializuar për fazën e dytë atë kundër aseteve kriminale dhe të fortëve të feudeve .

Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/vendi/rama-kunder-te-gjithe-opozites-i-thone-je-nen-efektin-e-kokaines/