Surprise Me!

Përmet, “shkrihet” komisariati - News, Lajme - Vizion Plus

2018-05-03 9 Dailymotion

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Furtunë shkarkimesh në komisariatin e Përmetit. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Haki Çako firmosi largimin dhe ndëshkimin e drejtuesve kryesore, pasi kane lejuar ndërtimin pa leje të një biznesmeni, në Grykën e Këlcyrës.

Përgjegjës kryesor u gjet shefi i komisariatit të Përmetit, Gazment Shehu, i cili u shkarkua nga detyra. Po ashtu u largua shefi i stacionit te Këlcyrës Edmond Anxhara, si dhe një specialist.

Por shërbimi i çështjeve te brendshme ka bere përgjegjës edhe dy zyrtare te larte te Drejtorisë se Policisë se Gjirokastrës: vete drejtori Lorenc Panganika dhe zëvendësdrejtori Koço Dafa kane marre paralajmërim per shkarkim.

Hetimet për këtë ngjarje nisën me 5 shtator, kur në grykën e Këlcyrës nisi puna për devijimin e një burimi natyror uji. Edhe pse në atë kohë është dërguar për kontroll grupi i postës së Policisë së Këlcyrës, ngjarja nuk është raportuar pranë strukturave përgjegjëse dhe në Prokurori.

Për këtë arsye të gjithë zyrtarët e policisë së Përmetit, janë akuzuar edhe për shpërdorim detyre.

Ministri i brendshëm Fatmir Xhafaj, përmes një letre drejtuar krerëve të Policisë së Shtetit, dënoi ashpër mosreagimin e strukturave përgjegjëse. Ai thekson se askush nuk ka imunitet për t?i shpëtuar ndëshkueshmërisë në rastin e ndërtimeve të paligjshme dhe akoma më keq, kur kryhen krime që cenojnë mjedisin, shëndetin, sigurinë apo jetën e qytetarëve.

Buy Now on CodeCanyon