Surprise Me!

Ora News – “Teatri Misto”, kundër shkeljes së lirisë së njeriut

2018-05-03 1 Dailymotion

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Teatri Misto me regji te Naum Shundit duke filluar prej ditës së premte vjen për publikun si një himn i lirisë në vetvete. Regjizori Shundi tha se ky teatër trajton një periudhë apsurde për vendin, atë të diktaturës ndaj njeriut.
Nëse mendoni që me rënien e diktaturës njeriu ka fituar lirinë e tij gaboheni. Regjizori Shundi vjen para publikut me ?Teatrin Misto?. Kjo vepër tipike e teatrit absurd dhe si e tillë sjellë një periudhe absurde për vendin, atë të diktaturës ndaj individit.
Naum Shundi: ?Shkova te absurdi pasi e shikoj atë periudhë si një absurd të madh, është një çmenduri totale, është një antivlerë e madhe, janë njerëz që kanë jetuar fatkeqësisht, edhe unë, në një sistem ku mungesa e lirisë që është kryesore për qenien njerzore i ka detyruar njerëzit të bëjnë marrëzira të mëdha, i ka gjymtuar psikologjikisht madje në shumë raste i ka gjymtuar edhe fizikisht.?
Aktori Helidon Fino tha se ky teatër flet për ndrydhjen e njeriut nga të qënit i lirë me veten dhe botën duke mos harruar të përcjellë dhe një mesazh për publikun.
Helidon Fino: ?Duhet të jemi kaq të vëmendshëm dhe të përgjegjshëm që të mos dhunojmë dhe të mos trysnojmë tjetrin, individin, njeriun në çfarëdolloj momenti, në çfarëdolloj kohe.?
Ndërkohë që aktori i mirënjohur Bujar Asqeriu theksoi se karakteri i personazhit të tij vjen si diçka e re në karrierën e tij të gjatë artistike.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/kultura/teatri-misto-kunder-shkeljes-se-lirise-se-njeriut/

Buy Now on CodeCanyon