Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Dritan Prifti i lindur në Berat në vitin 1968 e shfaqi prirjen e tij për angazhim për të cilën edhe ishte diplomuar që nga koha kur mori për herë të parë drejtimin e KESH në vitin 2000.
Prifti hyri për herë të parë në politikë si deputet i pavarur dhe më pas në vitin 2009 deri në 2011 ishte deputet i Lëvizjes Socialiste për Integrim. Dritan Prifti u bë Ministër i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës së Shqipërisë nga viti 2009 deri 2010.
Karriera e tij nisi në vitin 1997 ku për dy vite mbajti postin e shefit të kabinetit, fillimisht i Ministrit të Financave dhe më pas i Ministrit të Punës dhe Çështjeve Sociale.
Më pas, në vitin 2000, Prifti do të emërohej në krye të KESHIT, për tu pozicionuar më vonë shef i kabinetit të Kryeministrit.
Në vitin 2001 ai u zgjodh deputet i Partisë Socialiste, por pas dy vitesh ai ju bashkua LSI-së. Para se ti bashkohej kësaj force politike, Prifti kishte drejtuar dikasterin e Ministrisë së Energjitikës.
Edhe me LSI, ai u përfaqësua në Parlament me mandatin e deputetit në zonën e tij në Libofshë të Fierit në vitin 2005.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/kush-ishte-dritan-prifti/