Surprise Me!

Report TV - Ish-ministri Dritan Priftit përcillet për në banesën e fundit

2018-05-03 2 Dailymotion

Ish-ministri Dritan Prifti, i cili ndërroi jetë ditën e djeshme pasi prej kohësh vuante nga një sëmundje e rëndë, është përcjellë sot për në banesën e fundit, tek varrezat e ShishTufinës. Më herët gjatë ditës së sotme u zhvilluan edhe homazhet në nderë të tij tek Muzeu Kombëtar.
Në homazhe, të cilat u bënë nën kujdesin personal të Kreut të Parlamentit Gramoz Ruçi, ishin të pranishëm shumë dashamirës e miq të Dritan Priftit për ti dhënë atij lamtumirën e fundit, ku i pranishëm ishte edhe Anastas Angjeli.

"Unë jam këtu si Gramoz, si deputet, si Kryetari i Parlamentit për ti dhënë lamtumirën e fundit një ish-ministri një prindi i cili u nda nga kjo jetë pa mbushur ende 50 vjeç. Në momente të tilla i përcjellim ngushëllime prindërve të Artanit, gruas së Artanit, fëmijëve të Artanit. Në raste të tilla duhet ti gjendemi njëri tjetrit për të përballuar dhimbje të tilla?, tha Ruçi.

Prifti u nda nga jeta në moshën 49-vjeçare, pasi prej një kohe të gjatë vuante nga një sëmundje e rëndë gjaku, ndërsa kohët e fundit i ishte nënshtruar kurave mjekësore intensive në një spital në Itali. Nga Italia, Prifti u transferua në një klinikë më të specializuar në Gjermani, por pavarësisht nga trajtimet e marra ish-ministri i Ekonomisë nuk arriti ta mposhte sëmundjen. Ai është kthyer dje pasdite në Shqipëri në gjendje shëndetësore shumë të rëndë.

Vetë Prifti deklaroi në muajin maj të këtij viti se ishte në betejë me një sëmundje të rëndë gjë e cila e privoi atë edhe nga fushata elektorale për zgjedhjet e 25 qershorit.

Dritan Prifti lindi më 27 gusht 1968 në Berat. Nga viti 2009 deri në 2013 Dritan Prifti ka qenë deputet i Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe në vitet 2009-2010 ka qenë Ministër i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës. Në vitet 2000-2001, Prifti ka qenë Drejtor i Përgjithshëm i i Korporatës Energjitike Shqiptare, KESH.

Buy Now on CodeCanyon