Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Me votën kundër të LSI dhe Vangjel Dules, Kuvendi miratoi ligjin për pakicat kombëtare në mbyllje të një seance maratonë që nisi prej orës 8 të mëngjesit.
Projektligji i shumëdebatuar mori 102 vota pro, 10 kundër dhe 1 abstenim.
Dule propozoi 9 amendamente të cilat morën votë kundër të PS kundër, ndërsa LSI votoi pro.
Drafti parashikon njohjen e pakicës bullgare si minoritet, të cilët do kenë të njëjtat të drejta si 8 pakicat e tjera kombëtare si ajo greke, maqedonase, vllahe/arumune, rome, egjiptiane, malazeze, boshnjake dhe serbe.
Ligji përfshin gjithashtu edhe ndryshime në aspektin arsimimit në gjuhën amë në zonat ku jetojnë minoritetet.
Kryetari i PBDNJ, Vangjel Dule kundërshton ashpër ligjin për mbrojtjen e pakicave, duke thënë se drafti bën hapa pas në raport me konventën për mbrojtjen e minoriteteve
Ndërkohë Kryeministri Rama e ka mbrojtur ligjin, duke deklaruar se respekton minoritetet.
Edi Rama: ?Vangjeli, ti e ke bërë rrugë të më citosh gabim, sa herë vë fjalët e mia në gojën tënde. Nëse nuk do të të njihja do të mendoja se e ke nga mendjeleshtësia, por duke të njohur si burrë të mënçur, ti je i qëllimshëm sa herë që vë në gojë gjëra që unë si kam thënë kurrë dhe sa herë përpiqesh ti intepretosh për llogarinë tënde ato që unë them.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/me-voten-kunder-te-dules-kuvendi-miraton-ligjin-e-pakicave-kombetare/