Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Pas rreth 14 orëve debat dhe akuza për kriminalitetin dhe manipulimin e zgjedhjeve, mazhoranca dhe opozita bashkuan votat për të ngritur Komisionin e Posacëm Parlamentar mbi Reformën Zgjedhore.
Komisioni ka një afat kohor pune 6 muaj, ndërsa pritet të marrë në shqyrtim ndryshimet e kërkuara nga mazhoranca dhe opozita në ligjin zgjedhor por dhe rekomandimet e OSBE/ODIR-it.
Komisioni përbëhet nga 18 anëtarë, të cilët përfaqësojnë partitë politike parlamentare, ndërsa do të bashkëdrejtohet nga socialisti Blendi Çuçi dhe demokrati Oerd Bylykbashi.
Objektivat kryesore të Komisionit për Reformën Zgjedhore mbeten propozimet e PD për votimin dhe numërimin elektronik, por edhe votimi i emigrantëve i propozuar nga PS. Ndërkohë në kampet politike po diskutohet edhe mundësia e ndryshimit të sistemit zgjedhor.
Anëtarë të tjerë të Komisionit do të jenë deputetët:
Vasilika Hysi (PS)
Alket Hyseni (PS)
Adnor Shameti (PS)
Klotilda Bushka (PS)
Ermonela Felaj (PS)
Blerina Gjylameti (PS)
Bashkim Fino (PS)
Musa Ulqini (PS)
Enkelejd Albieaj (PD)
Gent Strazimiri (PD)
Nasip Naco (LSI)
Luan Rama (LSI)
Nard Ndoka (i pavarur)
Vangjel Dule (i pavarur)
Dashamir Shehi (i pavarur)
Fatmir Mediu (PR)

Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/vendi/miratohet-komisioni-per-reformen-zgjedhore-bashkedrejtohet-nga-ps-pd/