Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Blindohet Gjykata e Durrësit. Forca të shumta të policisë dhe të RENEA kanë rrethuar gjykatën ku Durim Keçi shkoi për vlerësim të masës së sigurisë.
Prokurori kërkon të vlerësohet i ligjshëm arrestimi dhe kërkon të mbahet në masën e sigurisë ?arrest me burg? me qëllim ekstradimin drejt Italisë.
Shtetasi Durim Keçi është shpallur në kërkim nga autoritetet italiane për trafik droge dhe prostitucion
Avokati Ilia Ilia deklaroi se shkresa e Interpolit nuk ka vulë të autoriteteve italiane dhe kërkon që të rrëzohet kërkesa.
Por Gjykata pasi dëgjoi palët vendosi ta lërë në masën e arrestit me burg deri në ekstradimin e tij drejt Italisë.
Durim Keçi u arrestua më 11 tetor në Durrës me qëllim ekstradimin drejt Italisë
?Keçi ëshë dënuar nga Gjykata e Genovës/ Itali me Vendimin Nr.SIEP 294/2013 dt.21.02.2014 me 9 vjet e 7 muaj e 22 ditë burg për veprat penale? Dhunë, kërcënim dhe nëpërkëmbje të autoriteteve gjyqësore?, ? Shkatërrim prone me pasoja të rënda?,
?Trafikim të lëndëve narkotike ?,? Krime me armë kundër personit?, ? Pjesmarrje në organizatë kriminale me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike? dhe? Shfrytëzim prostitucioni? parashikuar në nenet 338, 81, 342, 635/2 , 110, 73 dhe 416 të Kodit Penal Italian? beri me dije policia ne momentin e arrestimit
Durim Keçi u bë dhe objekt debati në Kuvend.
Në një artikull investigativ të revistës italiane ?Lespresso? publikuar në janar të 2006, i sapo arestuari shqiptar Durim Keçi deri më vitin 2005 rezultonte në listën e bosave mafiozë më të rrezikshëm në Itali, ndaj të cilëve ushtrohej regjimi i burgimit special i quajtur ?41 bis?.

Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/vendi/blindohet-gjykata-e-durresit-per-durim-kecin/