Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Policia Bashkiake ka angazhuar 250 efektivë për të garantuar mbarëvajtjen e Maratonës së Tiranës, ndërsa sinjalisika ëhstë vendosur në 8 akse kryesore. Ndalohet parkimi në Blv dëshmorët e Kombit, Rruga e kavajas, Ibrahim Rugova në ish bllok dhe sheshi Nënë Tereza. Këto akse do të bllokohen për lëvizjen e automjeteve të dielën deri në orën 14.00.
250 efektivë të policisë bashkiake, dhjetra të tjerë nga policia e shtetit janë të angazhuar për të garantuar mbarëvajtjen e Maratonës së Tiranës. Në Sheshin Nënë Tereza, blv Dëshmorët e Kombit, Unaza e Vogël, Rruga e Kavajës dhe Ibrahim Rrugova në ish bllok është vendosur sinjalistika sipas itinerarit ku do të kalojnë vrapuesit. Nën moton ?Vrapo me ritmin e qytetit?, starti i garuesve do të nisë nga Sheshi Nënë Tereza. Itinerari me gjatësinë më të madhe është 21 km për atletët profesionistë. Bashkia e Tiranës përsa i takon masave të marra për sinjalistikën dhe sigurinë thonë se gjithçka është gati për zhvillimin e garës e certifikuar nga organizatat ndërkombëtare.
Toni Beni, Shefi i kontrollit të territorit: Nga policia bashkiake do jenë 250 punonjës policie, policë dhe inspektorë të cilët do jenë të angazhuar. Gjithashtu do jenë forca nga polica e shtetit, dhe ata do japin një shifër pas planit të masave të marrë nga ana e tyre, por do jenë dhe të gjitha agjensitë e zbatimit të ligjit në lidhje me sigurinë publike përpara, gjatë dhe pas zhvillimit të maratonës.
Pjesë e garës që do të shërbejë gjithashtu si sensibilizim janë edhe personat me aftësi ndryshe.
Vrapuesit do të përshkojnë vetëm qytetin, duke shërbyer kështu edhe si një aktivitet promovues. Në garë marrin pjesë 2500 vrapues nga Shqipëria dhe 40 vende të ndryshme të botës.
Rrugët bllokohen të dielën për automjetet, ndërsa parkimi është i ndaluar që nga e premtja në mbrëmje në 8 akse kryesore ku kalojnë vrapuesit. Qytetit do ti kthehet normaliteti të lëvizjes, të dielën pas orës 14.00.

Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/vendi/maratona-e-tiranes-ja-akset-kryesore-qe-do-te-bllokohen/