Mes poezive dhe tingujve të muzikës, pasditen e së premtes në atriumin e Muzeut Historik Kombëtar u përkujtua datëlindja e 86-të e shkrimtarit Dritëri Agolli, i ndarë nga jeta disa muaj më parë.

E mallëngjyer dhe zërin që i dridhej, e bija Elona Agolli tha se ashtu si vargjet e Naimit, ai është më i gjallë se të gjallët.

Në 'pasditen me Dritëroin', një moment i veçantë ishte edhe ngjitja në skenë e këngëtarit Ardit Gjebrea me të bijën e tij Ana, për të kënduar një nga poezitë më të njohura të shkrimtarit.

Zemra e kolosit të Letrave Shqipe ndali në Shkurt të këtij viti, pas një sëmundje të rëndë në mushkëri që e mundonte prej kohësh.

?Prit edhe pak? dhe dy dramat ?Fytyra e dytë? e ?Baladë për një grua? janë veprat e fundit të shkrimtarit që numëron me dhjetëra poezi, poema, tregime e novela. Gjatë jetës, Agolli u nderua me disa tituj, mes të cilëve dhe ?Nderi i Kombit?.

Tv Klan