Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Julian Sula është marrë dje në pyetje lidhur me atentatin e ndodhur në Lushnje ku mbetën të vrarë dy të rinj si dhe u plagosën 2 të tjerë.
Sot në mëgjes ai është paraqitur dje në mbrëmje në policinë e Lushnjes ku është marrë në pyetje rreth ngjarjes.
Policia në Lushnje ka shtuar prezencën dhe kontrollet për të kapur dy të akuzuarit për atentatin, Laert Haxhiu dhe Orges Bilbili.
Pasditen e 11 tetorit, dy të rinj humbën jetën në një atentat në Lushnje, Jurgen Hoxha dhe Zamir Latifi dhe dy të tjerë u plagosën.
Identifikimi i dy të dyshuarve Laert Haxhiu e Orges Bilbili, të shpallur tashmë në kërkim, është bërë pas këqyrjes së kamerave të sigurisë në vendin e quajtur ?Kryqëzimi i Urës së Përroit? pasditen e të mërkurës.
Hetuesit kanë zbuluar prova me vlerë edhe në makinën tip Benz, e përdorur nga autorët, cila u gjet e djegur po ditën e krimit, në parcelat e fshatit Çukas, në krahun e majtë të rrugës nacionale Lushnje-Berat. Në makinë u sekuestruan 3 armë zjarri dhe një fishek i paplasur.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/atentati-ne-lushnje-merret-ne-pyetje-julian-sula/