Surprise Me!

Akuzohet se perdhunoi dhe la shtatzene nje 15-vjeçare

2018-05-03 1 Dailymotion

Një 55-vjeçar është arrestuar nga policia e Pogradecit pasi dyshohet se ka përdhunuar dhe lënë shtatzëne një 15-vjeçare. Në pranga ka rënë Ligor B., banor i fshatit Velçan.

Ngjarja e rëndë ka nodhur ne muajin mars në banesën e adoleshentes kur 55-vjeçari ka hyrë në shtëpi duke kryer marrëdhënie seksuale me dhunë. Si pasojë, 15-vjeçarja ka mbetur shtatzënë dhe ditën e shtunë ajo ka bërë kallëzim në komisariatin e Pogradecit. Deponimi i vazjës është marrë në prani të psikologes dhe ka rrëfyer te gjithë ngjarjen. Sipas saj, i arrestuari i cili është bashkëfshatar i saj, i ka hyrë në shtëpi kur ajo ndodhej vetëm ku edhe e ka përdhunuar.

Adoleshentja ka thënë në polici se i ndaluari e kishte ngacmuar edhe herë të tjera por ajo nuk i kishte vënë rëndësi. Ditën e ngjarjes, sqaron ajo, ai e ka ndjekur deri në shtëpi aty ku edhe e ka përdhunuar. Kjo dëshmi është kundërshtuar fort nga i arrestuari 55-vjeçar. Babai i katër femijëve i ka quajtur sajesa akuzat dhe ka kërkuar që të behet testi i ADN-së, i cili do të provojë pafajësinë e tij. Ligor B. njihet në fshat si njeri i qetë dhe pa probleme.

Tv Klan

Buy Now on CodeCanyon