Surprise Me!

E diela shqiptare - Shihemi ne gjyq! (15 tetor 2017)

2018-05-03 2 Dailymotion

Facebook: https://www.facebook.com/tvklan Talk-show LIVE nga Ardit Gjebrea ne KLANHD & TVKLAN

Kronikë më e plotë: http://tvklan.al/e-diela-shqiptar?ioni-6-sezoni-10/

Dy vëllezër janë bërë pjesë e rubrikës ?Shihemi në gjyq?, për një apartament. Gjergji ka sjellë në këtë seancë ndërmjetësimi vëllain e tij, Fredin, edhe pse historia e jetës së këtij të fundit ka qenë e vështirë, dhe e akuzojnë për humbjen e këtij apartamenti.

?Unë kam sjellë byrazerin, Fredin për arsyen se i sekuestruan shtëpinë, Zyra Përmbarimore Korçë. Unë dua t?i kërkoj llogari se përse e donte në emrin e tij shtëpinë bashkë me motrën. Kush i shtyu këta, ndërkohë që Fredi ishte me probleme? Ishte ndarë nga nusja dhe ka një fëmijë. Nuk e di se kush i shtyu, por një ditë më thanë që do ta hedhim shtëpinë në emrin e Fredit.?

Motra e tyre, Andromaqi tregon se në këtë banesë, 52 metra katrorë, jetonte e ëma e tyre dhe Fredi. Ky i fundit thotë se në vitin 2000 është divorcuar dhe se djalin e tij, Sotiraqin ka mundur ta shohë pas 15 vitesh, pasi ish ? bashkëshortja nuk e lejonte ta takonte. Gjykata kishte vendosur që Fredi do të mund ta takonte të birin 2 herë në muaj dhe një detyrim financiar për pensionin e tij, me vlerë 2000 lekë të reja.

?Megjithëse jam me përkrahje sociale, u mundova si prind, aq sa kisha mundësi, të paguaja për djalin. Por ngelën një pjesë pa paguar dhe këtu filloi debati.?

Gjergji ndërhyn duke thënë se Fredi nuk mund ta paguante pensionin për fëmijën e tij, pasi nuk punon sepse është dembel. Gjithashtu e akuzon se edhe përkujdesjen ndaj të ëmës, Violetës e bën me paratë e saj.

?A është e drejtë që djali i madh të kërkojë pjesë kur prindërit janë gjallë??, pyet Fredi.

Gjergji përgjigjet duke thënë se ai nuk ka qenë dakord që apartamenti të vendosej në emrin e tij sepse i dinte pasojat.

Fredi tregon se nuk mohoi pensionin ndaj të birit, por i paguante kur mundte t?i siguronte të ardhurat. Me kalimin e viteve detyrimi u grumbullua dhe arriti vlerën prej 3 milionë lekësh të vjetra, vlerë të cilën ai nuk e siguronte dot njëherësh. Kjo ishte dhe arsyeja që Zyra Përmbarimore sekuestroi apartamentin e prindërve të tij, ku banonte dhe Fredi. Por si të mos mjaftonte kjo, Gjergji kërkon pjesën e tij të shtëpisë, me vlerë 4 milionë lekë të vjetra.

?Ne kishim një çifte, edhe atë ia morën. Tani shyqyr ka pantallonat, t?i ruajë se mos ia marrin?, shprehet Gjergji, duke i kërkuar pjesën e tij të shtëpisë dhe duke i përmendur faktin që tani qëndron në shtëpi me qira me të ëmën dhe paratë e saj.

Fredi ? Ti, si vëllai i madh, më ke ofruar ndonjë dhomë në shtëpinë tënde? Jo dhe as unë nuk e dua.

Gjergji ? S?duhet ta pranosh.

Fredi ? Po nuk e dua.

Gjergji ? Të punojë njeriu për kë? Për atë shtëpi punon gjithë jetën.

Fredi ? Jam i zoti ta mbaj nënën vetë unë. Po të duash hajde ta shikosh, po mos të duash ? Derën e ke të hapur.

Gjergji ? Të llafosurën e ke prej trimi ti, prej kapedani. Por nga ana tjetër je zero fare.

Fredi ? Ky më akuzon mua që i kam vjedhu...

Buy Now on CodeCanyon