Surprise Me!

Report TV - Diaspora, Rama:Do mundësojmë regjistrimin e plotë të shqiptarëve

2018-05-03 1 Dailymotion

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se do mbyllet me sukses regjistrimi i plotë i të gjithë shqiptarëve, kudo ku ata jetojnë. Gjatë prezantimit të ?Planit për diasporën?, kryeministri Rama falënderoi të pranishmit, përfaqësuesit e LSI dhe partnerët e vendeve të tjera, duke i bërë thirrje PD që të jetë e pranishme, pasi sipas tij, kjo është një temë që nuk ka qasje të majtë apo të djathtë, por ka qasje unifikuese kombëtare.<br />?Ministri ka bërë të mundur që në këtë tryezë të gjendet sot një dokument i rëndësishëm si pikënisje që ta çojmë përpara dhe ta mbyllim me sukses regjistrimin e plotë të të gjithë shqiptarëve ku ata jetojnë. Dua të falënderoj përfaqësuesit e LSI dhe nuk është sekret që me të njëjtën gatishmëri dhe sens të interesit të përbashkët të kishim këtu dhe përfaqësuesit e opozitës kryesore, PD, sepse kjo është një temë që s?ka qasje as majtas as djathtas, por qasje unifikuese kombëtare. Falënderoj përfaqësuesit e vendeve partnere që janë këtu dhe kam besim që eksperienca e shumëllojshme dhe e pasur e vendeve të përfaqësuara është një burim, që ne mund ta shfrytëzojmë në funksion të këtij procesi?, tha Rama.

Buy Now on CodeCanyon