Kryetari i PD, Lulzim Basha i ka bërë thirrje Ramës që të mos vendosë TVSH te biznesi i vogël. Sipas Bashës vendosja e TVSH për biznesin e vogël jo vetëm që do i rrënojë, por do të rrisë edhe çmimet për qytetarët.
?Ramën e ka kapur paniku për TVSH për biznesin e vogël. Rama po ndihmon oligarkët, dëshiron të vendosë TVSH biznesit të vogël. Të tregojë sa kontribuojnë oligarkët për taksat, Rama i mbron.

Biznesi i vogël nën 12 mln të vjetra, të mos paguajë TVSH, kështu do të rritet lufta kundër informalitetit. FMN është shprehur kundër. Mirëpresim një debat? deklaroi ai.

Më pas Basha akuzoi se kryebashkiaku i Durrësit Dako dhe një deputet i PS i kanë bërë presion policisë për lirimin e Durim Kecit, të arrestuar pak ditë më parë, pasi kërkohet nga drejtësia italiane.