http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Prokurorë dhe gjyqtarë dyshohet se kanë bërë transferta të dyshimta parash. Në prag të zbatimit të reformës në drejtësi e posaçërisht vetingut, Drejtoria e Pastrimit të Parave ka bërë disa kallëzime në polici për raste të dyshimta, ku ne të përfshirë janë përfaqësues të drejtësisë.

Këtë e konfirmoi kryetarja e komisionit të sigurisë Ermonela Felaj, gjatë vizitës së anëtareve të këtij komisioni të Drejtoria e Pastrimit të Parave.

Veç kësaj, Felaj tha se ardhja e ekspertizës së huaj nuk është antikushtetuese dhe nuk e cenon sovranitetin.

Deri më tani sipas Felajt, rastet e referuara nga Drejtoria e Pastrimit të Parave në Policinë e Shtetit kapin vlerën e 60 milionë eurove.

Që nga nisja e operacionit ?Vjeshtë 2017? për goditjen e grupeve dhe aseteve kriminale, Prokuroria ka në dorë me qindra dosje që nga pasuritë e paluajtshme e deri të automjetet luksoze, të cilat nëse sekuestrohen kapin shifrat marramendëse.