Surprise Me!

Çuçi: Reforma territoriale është mbyllur

2018-05-03 0 Dailymotion

Mazhoranca nuk duket e gatshme për një tjetër ndërhyrje në hartën administrative-territoriale siç kërkon Partia Demokratike e cila mbështetet dhe nga partia tjetër e opozitës LSI. Bledi Çuçi, ish-ministri i pushtetit vendor, aktualisht bashkëkryetari i sapozgjedhur i komisionit të reformës zgjedhore, thotë se ajo reformë ka përfunduar por edhe nëse do të kishte një diskutim ai nuk mund të niste duke përcaktuar kushte për numrin e bashkive.

?Ajo ka përfunduar. Më habit në fakt qëndrimi i LSI pasi ajo ishte aleate me ne dhe reformën territoriale e ka mbajtur si një kartë të suksesit të bashkëqeverisjes?.

Prioritet i komisionit të reformës zgjedhore do të jenë rekomendimet e OSBE/ODIHR që për shkak të bojkotit të opozitës nuk u realizuan nga komisioni pararendës. Por PS duket e hapur dhe për ndryshimin e sistemit, edhe pse Çuçi nuk zbulon cili prej tyre preferohet nga socialistët.

Çuçi thotë se realizimi i votës së emigrantëve është një domosdoshmëri që do të bëhet realitet nga ky komision duke u përfshirë në ligjin elektoral.

Buy Now on CodeCanyon