Lulzim Basha denoncoi kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dako se qëndron pas mbrojtjes politike të 42- vjeçarit Durim Keçi, i cili u la në arrest me burg nga gjykata pasi rezulton në kërkim nga autoritetet italiane.

Pas mbledhjes së grupit, kreu i demokratëve foli edhe për një deputet socialist, pa e bërë publik emrin e tij, që sipas Bashës së bashku me Dakon i kanë bërë presion policisë së Durrësit pas arrestimit të Keçit.

?Pas arrestimit të Durim Keçit persona me imunitet, Vangjush Dako i ka bërë presion policisë dhe një deputet i Partisë Socialiste. Kjo ështe prova se krimi e mafia ka tek kjo qeveri një mbrojtës?.

Për Bashën, beteja me krimin është jetike, ndaj dhe në themel të aksionin politik të opozitës me ngritjen e komisionit të reformës zgjedhore është dekriminalizimi i zgjedhjeve.

Në mbledhjen e grupit Oerd Bylykbashi prezantoi edhe draft-strategjinë që demokratët do të paraqesin në komision që në themel të saj ka ngritjen e një sistemi që do të shmangë jo vetëm shit-blerjen e votës, por në mënyrë të veçantë rolin e krimit në zgjedhje.

?Dekriminalizim i zgjedhjeve dhe votimi për emigrantët. Dy shtylla të reformës zgjedhore?.

Basha kundërshtoi edhe përfshirjen e biznesit të vogël në skemën e TVSH, për të cilën kreu i demokratëve ka nisur edhe një tur bashkëbisedimi. Ai e ftoi kryeministrin Rama që të marrë në konsideratë qëndrimin e Fondit Monetar Ndërkombëtar, i cili vlerëson se kostot e administrimit të taksave mund të shtojnë në mënyrë të konsiderueshme barrën me të cilën përballet biznesi, që mund të jenë veçanërisht të vështira për ndërrrmarrjet e vogla.

Krahas amendamentit për heqjen e TVSH për biznesin e vogël, demokratët do të paraqesin në kuvend edhe një propozim për dhënien e librave falas nga klasa e parë deri të nëntën.

Tv Klan