Një person, identiteti i të cilit nuk dihet ende, është ngjitur në majën e një vinçi pranë Pallatit i Kulturës në Tiranë duke kërcënuar se do hidhet.

Për momentin nuk bëhen ende të ditura të tjera detaje, ndërsa policia është në vendngjarje në përpjekje për të negociuar me personin në fjalë.

Ndërkohë që policia kërkon të flasë me të nga larg, i riu në fjalë duket nga pamjet se refuzon duke u përgjigjur ashpër.

Kanë qenë qytetarët që kanë informuar policinë se një i ri po tenton të vrasë veten duke kërcënuar të hidhet nga vinçi. Ende nuk dihen arsyet se pse ky i ri po kërcënon me vetëvrasje.