Pasi ka kërcënuar për rreth 60 minuta se do të hidhej nga vinçi tek Pallati i Kulturës, i riu Sajmir Zalli ka zbritur nga lartësia. Sajmir Zalli rreth 30 vjeç, i cili dyshohet se është nga Lezha ka qëndruar për shumë minuta mbi vinç, ku dyshohet për shkaqe pronësie.
Ndërkohë që policia ka tentuar për shumë minuta të negociojë me të riun, duket se ai ka zbritur më pas vullnetarisht nga lartësia.

Fillimisht ai refuzoi të zbriste duke iu përgjigjur policisë ashpër e me gjeste fyese, ndërsa qëndronte duke pirë cigare e duke folur në telefon me familjarët

Ndonëse policia tenton që të afrohet me të, ai qëndron mbi viç pa asnjë mjet sigurie duke u mbajtur vetëm me duar, dhe ka kërcënuar se nëse policia do të tentojë të ngjitet mbi vinç ai do të hidhet, duke kërkuar edhe praninë e prokurorit.

Kanë qenë qytetarët që kanë informuar policinë se një i ri po tenton të vrasë veten duke kërcënuar të hidhet nga vinçi. Ende nuk dihen arsyet se pse ky i ri po kërcënon me vetëvrasje, por fillimisht dyshohet se bëhet fjalë për çështje pronësie.