Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

11 thertore të vogla në qytetin e Vlorës, u mbyllën pasi një aksion i AKU dhe i bashkisë së qytetit bregdetar konstatoi se asnjë prej tyre nuk plotësonte kushtet e nevojshme
Por kjo situatë ka vënë në hall tregtarët e mishit, të cilët protestuan para bashkisë për të kërkuar zgjidhje!
Ata shprehen se nuk janë kundër aksionit, por pretendojnë se ky vendim i penalizon sa kohë që qyteti nuk ka një thertore të mirëfillte
Rruga e vetme për tregtarët e mishit në vlorë tashmë kanë mbetur thertoret e Orikumit apo Novoselës, por sipas tregtarëve kjo ka kosto që do të reflektohej edhe në rritjen e çmimit të mishit për konsumatorët

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/vlora-mbetet-pa-thertore-tregtaret-ne-proteste/