Surprise Me!

Report TV - Sherr në komision, Pollo: Rrugaç! Bushati:Kërko ndjesë!

2018-05-03 0 Dailymotion

Ka degraduar debati mes ministrit Ditmir Bushati dhe deputetit të PD, Genc Pollo, në Komisionin e Integrimit. Ata janë përplasur ashpër, ku biseda ka shkuar deri te fyerjet. Ka qenë deputeti Pollo që e ka quajtur Bushatin rrugaç.<br /><br />Ndërkohë, Bushati është larguar nga mbledhja pas debatit të fortë me Pollon, ku ky i fundit nuk ka pranuar t'i kërkojë falje ministrit. Para se të largohej nga mbledhja, Bushati tha se nuk lejon as Pollon dhe as Saliun ta fyejnë.<br /><br />Debatet mes tyre nisën që në fillim të mbledhjes, ku Pollo ka hedhur akuza në drejtim të ministrit Ditmir Bushati pas arrestimit të shtetasit Moisi Habilaj në Itali si kreu i një bande droge dhe që sipas opozitës ka lidhje me ish-ministrin Saimir Tahiri.

Buy Now on CodeCanyon