Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Sheshi i depozitimit të mbetjeve në Berat u përfshi nga një zjarr, duke e mbuluar qytetin muze nga tymi e ndotja! Shkaqet mbeten ende të paqarta, por ky nuk është rasti i parë që vendgrumbullimi i mbetjeve në qytetin e mbrojtur nga UNESCO përfshihet në flakë.
Qyteti i Beratit u mbulua nga tymi për orë të tëra si rezultat i një zjarri që përfshiu sheshin e depozitimit të mbetjeve urbane.
Flakët e zjarrit u shfaqën rreth mesditës dhe kanë përfshirë gjithë sheshin e mbetjeve, duke vazhduar për disa orë.
Është dashur më pas ndërhyrja e mjeteve zjarrfikëse që flakët e zjarrit të fiken dhe situata të vihet nën kontroll.
Por, ndonëse zjarri u fik, tymi shkaktuar një dëm mjedisor të madh.

Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/vendi/tym-e-ndotje-ne-qytetin-muze-te-mbrojtur-nga-unesco/