Forcat Speciale te FA do të angazhohen në mision paqëruajtës në Afganistan. Vendimi është konfirmuar nga ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, gjatë drekës së sotme me Forcat Speciale në Zallherr. Ministrja tha se i është përgjigjur pozitivisht strategjisë së re të presidentit Donald Trump për Afganistanin.
?Jemi duke negociuar me aleatët për të përcaktuar detajet e angazhimit tuaj. Jam shumë entuziaste për këtë zhvillim të ri. I jemi përgjigjur pozitivisht strategjisë së re të presidentit Trump për Afganistanin. Do të vazhdojmë zëvendësimin e pasigurisë me sigurinë që jep prania jonë?, tha Xhaçka.

Më tej, Xhaçka iu drejtoi një mesazh dhe Forcave Speciale, duke iu thënë atyre që të stërviten dhe të përgatiten.

?Stërvituni, përgatituni, që të na përfaqësoni sa më denjësisht. Për familjet, flamurin, atdheun?, shtoi ajo.