Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Presidenti i Republikës Ilir Meta zhvilloi një vizitë në mjediset e shoqatës humanitare ?Strehë dhe Shpresë? me rastin e ditës ndërkombëtare kundër varfërisë.
Pasi u njoh nga afër me kushtet që ofron si dhe me problematikat që ka kjo qendër që prej 20 vitesh strehon dhe përkujdeset për rreth 30 të moshuar resident, kreu i shtetit vuri theksin në luftën kundër varfërisë dhe garantimit të standardit të jetesës.
Meta: Pa luftuar varfërinë nuk garantojmë dot drejtësi sociale që meriton një shoqëri e standardeve europiane. Pa luftuar varfërinë nuk luftojmë dot një nga burimet kryesore të kriminalitetit dhe të sigurisë publike.
Meta theksoi faktin se një rritje ekonomike më gjithëpërfshirëse do të sjellë përfitim për gjithë shoqërinë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/meta-pa-luftuar-varferine-nuk-garantojme-dot-drejtesi-sociale/