Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kryeqyteti u vu në alarm prej orës 07:30 të mëngjesit të sotëm, pasi një burrë dhe një grua hipën në vinçin pranë Pallatit të Kulturës në Tiranë dhe kërcënuan se do të hidhen.
Burimet nga policia bënë me dije se bëhet fjalë për shtetasin Ferdinand Saraçi dhe Teuta Gjinollari, të cilët kërkuan të bisedojnë me kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj dhe Ministren e Arsimit Lindita Nikolla.
Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje mbërritën forcat e policisë të cilët nisën bisedime për të bindur çiftin të zbresë nga vinçi.
Në vendngjarje mbërritën dhe këshilltarja e MAS dhe një përfaqësuese e Bashkisë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/cifti-i-bashkeshorteve-hipin-siper-vincit-kercenojne-se-do-te-hidhen/