Vijon Operacioni ?Vjeshtë 2017?. Specialistët e Sektorit të Krimeve të Rënda dhe Krimit të Organizuar ndalojnë dy shtetas të tjerë të shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Në ngarkim të tyre drejtësia italiane ka lëshuar urdhër arresti për veprat penale?Vrasja? dhe?Trafikimi I narkotikëve?.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda dhe Krimit të Organizuar në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në vijim të zbatimit të Plan-Operacionit ?Vjeshtë 2017? kanë ndaluar dy shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar me qëllim esktradimi drejt shtetit italian, konkretisht:

?Gezim Aleksi 41 vjeç, banus ne Shijak;.
?Dashamir Hersi 48 vjeç, banues në Durrës.

Në ngarkim të shtetasit Gëzim Aleksi Gjykata e Brescia-s / Itali ka lëshuar urdhër arrestin Nr. 664/98R.G.P.M.466/98 datë 16.06.1998 për veprën penale? Vrasja?parashikuar nga legjislacioni Italian.

Në ngarkim të shtetasit Dashamir Hersi, Gjykata e Peskarës / Itali ka lëshuar urdhër arrestin Nr. 15/99 RGNR/PD- 14/00 GR GIP/ D-7/00 REG, Dt 09.06.2000 për kryerjen e veprës penale "Trafikimit të lëndëve narkotike" parashikuar në nenin 110 të Kodit Penal Italian.

Shtetasit e mësipërm ishin shpallur në kërkim nga Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tiranë më datë 12.10 2017, shtetasi G.Aleksi dhe 17.10.2017 shtetasi D.Hersi.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.