Surprise Me!

Habilajt nën hetim edhe nga Antimafia e Leçes dhe Krimet e Rënda

2018-05-04 3 Dailymotion

Prokuroria për Krimet e Rënda i ka nën hetim vëllezerit Habilaj për llogari të saj që prej pranveres së vitit 2016. Një hetim për një sasi të madhe droge të gjetur në Treblovë e Vezhdanisht të Vlorës, në të cilin është përfshirë edhe Antimafia e Leçes.

Për drogen e kapur në këtë zonë, një javë më parë u dërguar në gjyq 7 persona ndër ta dhe një oficer policia si pjesë e një grupi kriminal që kultivonte kanabis.

Por sipas të dhënave të Shërbimit Informativ Shtetëror, prej të cilave nisi edhe goditja e grupit, organizatorë të kultivimit dyshohet të jenë vëllezërit Moisi dhe Florian Habilaj.

Krimet e Rënda e kanë veçuar dosjen e Habilajve nga grupi tjetër i paraqitur në Gjykatë.

Në këtë hetim merr pjesë dhe një Task-Force e ngritur nga Prokuroria e Krimeve të Rënda e asistuar nga Antimafia e Leçes.

Në fokus të punës së saj është zbërthimi i mënyrës se si funksiononte kjo organizatë, e cila është nga më të sofistikuarat që ka hetuar ndonjëherë Prokuroria Shqiptare.

Prokurorisë së Katanias iu deshën plot 4 vjet për të dokumentuar veprimtarinë kriminale të Habilajve.

Pritet që edhe dosja në të cilën permend ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri të bashkohet me këtë dosje në vendi tonë.

Krimet e Rënda kanë marrë kontakt me palën italiane dhe janë në pritje të letër porosive dhe dosjes së plotë hetuar nga Antimafia.

Bashkëpunimi me palët italianë ka filluar pasi për llogari të operacioni ku u arrestuan 7 persona, në Shqipëri janë shpallur në kërkim dy anëtarë të tjerë të grupit.

Për familjen Habilaj, Prokuroria do të fillojë dhe një hetim pasuror. Dyshohet se kjo familje ka prona të shumta të paluajtshme dhe llogari bankare, të krijuara nga aktiviteti kriminal i trafikut të drogës.

Buy Now on CodeCanyon