Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Në dosjen hetimore të Gjykatës së Katanias thuhet se hetimet e operacionit ?Rosa dei Venti? nisën më tetor të 2013 e përfunduan me urdhër arestimin e datës së 14 tetorit 2017 ndaj 11 personave, 4 prej të cilëve ende në kërkim. Operacioni i parë i policisë italiane që çoi në shkatërrimin e grupit të Habilajve dhe të bashkëpunimit të tyre me trafikantët siçilianë, i përket natës duke u gdhirë data 25 tetor 2013.
Në paraditen e kësaj dite, në një konferencë mediatike komandanti i repartit policor të qytetit të Augustas në Siçili informon se në brigjet e zonës së quajtur ?Baia del silezio? u idetifikuan një gomone me drogë e 4 persona që po e shkarkonin.
Errësira e terreni shkëmbor favorizuan që 4 trafikantët t?i shpëtonin arrestimit. Sasia e drogës e së sekuestruar qe rreth 1650 kg marijuanë së bashku me gomone dhe rreth 500 litra benzinë që do t?i shërbenin skafistëve për rrugën e kthimit.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/operacionet-antidroge-qe-cuan-ne-nisjen-e-hetimeve-ndaj-habilajve/