Muaji tetor ka regjistruar tre stinë brenda tij. Edhe pse zyrtarisht jemi në vjeshtë ky muaj ka nisur me ditë dimri duke regjistruar reshjet e para të dëborës, ndërsa po vijon me temperatura ekstreme që kapin vlerën e 30 gradë, si të jetë verë.
"Temperatura këto që nuk janë tipike të Tetorit, por që në vlerësimin me mesatare shumëvjeçare, këto janë rreth 6 gradë apo 7 gradë më të larta sesa normaliteti".

Sinoptikanët parashikojnë që deri në mesjavën që vjen temperaturat të bien, duke na rikthyer vjeshtën.

"Presim që deri në fundjavë të zbresim diku me 2-3 gradë celsius, ndërkohë që dita e hënë dhe e marta në vijim edhe e mërkura do të jenë rreth 6 apo 7 gradë më të ulëta temperatura se në këto ditë. Në zonat malore kjo rënie është akoma edhe më e ndjeshme dhe presim që të shkojmë në vlerat 2 apo 3 gradë celsius".

Sa i takon reshjeve, vetëm fillim java do të sjell shi, më pas moti do të jetë i kthjellët.

Tv Klan