Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Nxënësit e Shkollës së Mesme ?Jani Minga? në Vlorë protestuan kundër një urdhri për transferimin e tyre në një shkollë tjetër! Kundër janë shprehur edhe prindërit të cilët e konsiderojnë një vendim arbitrar dhe të pakonsultuar pasi shkolla e re sipas tyre është shumë larg zonës ku jetojnë.
Një njoftim verbal nga drejtoria arsimore e Vlorës për tu transferuar në një shkollë tjetër nxorri në protestë nxënës e prindër të shkollës së mesme Jani Minga në Vlorë.
Vendimi vjen pas takimit që kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla zhvilluan me drejtorët e shkollave gjatë fundjavës së kaluar në Vlorë, pasi në të njëjtën shkollë bëjnë mësim nxënës të sistemit 9 vjecar dhe atij të mesëm.
Por prindërit sfidojnë vendimin duke e cilësuar arbitrar dhe të pakonsultuar, ndërsa thonë se shkolla e re e përcaktuar për fëmijët e tyre është shumë larg zonës ku jetojnë.
Prind: Na kanë pritur me një përgjigje shumë të bukur. Prioritet është 9-vjecarja. Fëmijët e shkollave të mesme ndac ta bëjnë, ndac mos ta bëjnë.
Kundër largimit nga shkolla ku kanë nisur ciklin e studimit shprehen edhe vetë nxënësit.
Nxënës: ?Kjo shkollë përfshin një zonë prej 50 mijë banorësh. Përfshin Colen, përfshin Kumen, plazhin e vjetër dhe ku do shkojmë gjithë ne??
?Prindërit e 9-vjecares janë dakort që gjimnazi të qëndrojë këtu pasi nesër-pasnesër fëmija i tyre do rritet dhe do përfundojë prap këtu.?

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/vlore-gjimnazistet-transferohen-ne-nje-shkolle-tjeter-prinderit-ne-proteste/