Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Në një intervistë për Arena në Ora News, Lorenc Mansaku, supervizor specialist për vizat pranë Ambasadës Amerikane në Tiranë, tregon procedurat që duhet të ndiqni për Llotarinë Amerikane.
Ndër të tjera, Lorenc Mansaku, shpjegon procedurat që do të ndiqen, si edhe gabimet që duhet të evitoni.
Arena Ora News: Dua ta nis me shqetësimin kryesor të shqiptarëve, përse u kërkua që të ribëhet edhe njëherë Llotaria Amerikane, cilat ishin arsyet?
Lorenc Mansaku: Arsyeja ka qenë, se pati një difekt teknik, i cili bëri që aplikimet e kryera nga data 3 tetor të mos jenë më të vlefshme. Prandaj të gjitha ato aplikime që janë bërë, duhet të ribëhen.
-Sot nis zyrtarisht ribërja e aplikimit për Llotarinë, çfarë ka ndryshuar, cilat janë procedurat që do të ndiqen?
Lorenc Mansaku: Procedura është e njëjtë, duke filluar që sot, nga data 18 tetor, deri më 22 nëntor 2017, në orën 17:00, personat e interesuar mund të bëjnë aplikimin e tyre online në faqen e internetit www.dvlottery.state.gov.
Kërkesat janë të njëjta, është kërkesa e arsimit, e shkollës së mesme me kohë të plotë, ose kërkesa mbi përvojën e punës.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/ambasada-shba-ja-gabimet-e-shqiptareve-kur-hedhin-lotarine-amerikane/