Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Afro 4 ton është pesha e drogës së sekuestruar mbrëmjen e së mërkurës, 18 tetor 2017, në fshatin Babicë e Vogël të Vlorës.
Gjatë operacionit i cili ishte finalizim i një hetimi disa mujor i Prokurorisë së Krimeve të Rënda, mësohet se janë shoqëruar disa persona të dyshuar.
Gazetarja jonë nga Vlora raporton se ?policia ka arrestuar në kushtet e flagrancës Armand Koçerrin, në banesën e të cilit u gjet dhe sasia e madhe e kanabisit?.
Prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla do të mbërrijë në Prokurorinë e Vlorës rreth orës 11:00.
Fillimisht u raportua për 10 ton kanabis
Fillimisht duke parë dhe sasinë e madhe të drogës së kapur u raportua për 10 ton kanabis, por pas peshimit kanë rezultuar 4.5 ton kanabis.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/kontrolle-ne-vlore-dhe-sarande-pas-sekuestrimit-te-10-ton-kanabis/