Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ngjarja e 18 shtatorit të këtij viti ku një mjet ?Audi? përplasi makinën e policisë gjatë një operacioni ka shkaktuar ?tërmet? në komisariatin e policisë së Elbasanit.
Drejtorin i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Haki Çako ka firmosur shkarkimin e 12 drejtuesve të policisë nga drejtori i Policisë e deri tek shefat e sektorëve.
Sakaq, Çako njoftoi komandimin e Altin Qatos në krye të policisë Elbasan.
Çako: ?Kam komanduar në krye të kësaj drejtorie një nga drejtuesit më të lartë të Policisë së Shtetit, Drejtorin e Departamentit të Sigurisë Drejtues i Lartë Altin Qato, i cili do të mbështetet nga një sërë specialistësh të Drejtorisë së Përgjithshmë të Policisë së Shtetit, të caktuar në mbështetje të tij për drejtimin dhe menaxhimin e strukturave Vendore qoftë në planin e ristrukturimit të plotë, qoftë në planin e goditjes së elementeve kriminalë?.
Në një konferencë urgjente për mediat, Çako tha se strukturat drejtuese dhe operuese në Drejtorinë vendore të policisë Elbasan janë treguar të paafta për të menaxhuar situatën e krijuar të 18 shtatorit 2017.

Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/vendi/shkarkohen-drejtuesit-e-policise-se-elbasanit/