Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Sapo u vu në dijeni të kërkesës së Prokurorisë së Krimeve të Rënda për heqjen e imunitetit të deputetit Saimir Tahiri, kryedemokrati Lulzim Basha, i bëri thirrje Kuvendit të mbledhë menjëherë Komisionin e Mandateve dhe seancën plenare.
Basha tha se PS është sot në buzë të greminës nëse nuk shkëputet nga Edi Rama dhe grupi kriminal që ai solli në krye të PS.
Ai apeloi për largimin e menjëhershëm të Kryeministrit.
Basha: Prokuroria e Krimeve të Rënda sapo ka njoftuar depozitimin në Kuvendin e Shqipërisë të kërkesës për heqjen e munitetit për arrestimin dhe kontrollin e banesës të deputetit Saimir Tahiri. I bëj thirrje kuvendit të veprojë menjëherë. I bëj thirrje kuvendit të mbledhë menjëherë komisionin e mandateve dhe seancën plenare për të vepruar pa vonesë. Çdo orë, çdo minutë vonesë do të shërbejë për shkatërrimin e provave. Sot është koha që cdo shqiptar i ndershëm dhe cdo deputet në kuvendin e Shqipërisë që ndihet përgjegjës para tyre të veprojë në përputhje me ligjin dhe Kushtetutën. Arrestimi i Saimir Tahirit është vetëm hapi i parë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/basha-kuvendi-ti-hape-rruge-arrestimit-te-saimir-tahirit-rama-te-ike/