Surprise Me!

Report TV - Halimi: Çdo zvarritje ndihmon Tahirin e Ramën të fshehin provat

2018-05-04 0 Dailymotion

Anëtari i Këshillit të Rregullores dhe Mandateve, Eduard Halimi, ka reaguar pas kërkesës së Prokurorisë drejtuar Kuvendit për arrestimin e deputetit Saimir Tahiri. Jashtë dyerve të Kuvendit, deputeti Halimi tha se duhet të mblidhet me urgjencë Këshilli i Mandateve për të diskutuar mbi imunitetin e Tahirit, i cili akuzohet për trafik droge.<br />?Çdo minute qe kalon, çdo zvarritje, ndihmon Saimir Tahirin dhe Edi Ramen ne fshehjen e provave te krimit, te trafikut te droges?, tha Halimi.<br /><br />Kjo është thirrja e dytë nga PD, ku ishte krydemokrati Lulzim Basha, që në një dalje urgjente për media kërkoi arrestimin e Tahirit, duke i bërë thirrje Kuvendit të veprojë menjëherë ndaj kërkesës së Prokurorisë dhe të mbledhë Këshillit e Mandateve dhe seancën plenare. Ndërkohë, deputetët demokratë janë mbledhur në Kryesinë e Kuvendit dhe presin që të mblidhet këshilli për të vendosur për Tahirin.

Buy Now on CodeCanyon